Aktorët e njohur amerikan, Jennifer Garner dhe Bradley Cooper kishin filluar shoqërinë e tyre qysh në vitin 2001 gjatë një paraqitje televizive.
Si duket, dyshja e ka menaxhuar mjaft mirë shoqërinë që nga atëherë, teksa tani takimet mes tyre janë shpeshtuar, shkruan Daily Mail.
48-vjeçarja së fundmi është ndarë nga i dashuri i saj, John Miller, ndërsa pas kësaj është parë në krahët e Bradley Cooper.
Që të dy janë parë duke shijuar pushimet në Malibu, teksa shihet edhe vajza e aktorit, Lea De Seine.
Jennifer dhe Bradley ishin parë të buzëqeshur, derisa po ndihmonin Lean të ndërtonin një kështjellë nga rëra.
Në imazhet e publikuara janë parë edhe disa doza flirtimesh mes tyre, ndërsa aktori shfaqej edhe duke bërë ushtrime të ndryshme. /Telegrafi/