Telegrafi

Jennifer Garner ndez thashethemet për një fejesë me John Miller pasi fotografohet me një unazë diamanti

Jennifer Garner ka ndezur thashethemet për fejesë pasi është fotografuar me një unazë së fundmi në Instagram.

Nëna e tre fëmijëve shkëlqeu me një unazë diamanti ndërsa po bënte një bashkëbisedim me Judy Greer.

Ishte e vështirë të injorohej unaza që zbukuronte dorën e saj të majtë, ndërkohë që hoqi edhe syzet në minutën e 25-të.

Jennifer Garner (Foto: Instagram)

Garner, 49 vjeçe, është në lidhje dashurie me biznesmenin amerikan, John Miller, që nga viti 2018.

Ishte lidhja e saj e parë që nga finalizimi i divorcit me ish-bashkëshortin Ben Affleck, me të cilin ndan fëmijët Violet, 15-vjeçe, Seraphina, 12-vjeçë dhe Sam, 9 vjeç.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Garner

Ndryshe nga partnerët e kaluar të Garner, Miller vjen nga bota e biznesit. Ai është CEO i kompanisë, Holding CaliGroup.

Jennifer Garner (Foto: Instagram)

Muajin e kaluar një burim i brendshëm i tha Us Weekly: “Jen dhe John janë seriozë. Ata janë plotësisht të vendosur për një të ardhme afatgjatë së bashku. Ata kanë marrë kohën e tyre për ta realizuar këtë”.

Në gusht të vitit 2020, çifti bënë një pauzë në marrëdhënien e tyre për t’u ribashkuar sërish në maj të vitit 2021. /Telegrafi/

Jennifer Garner dhe i dashuri i saj (Foto: Splash News)