Jennifer Garner ka ndezur thashethemet për fejesë pasi është fotografuar me një unazë së fundmi në Instagram.
Nëna e tre fëmijëve shkëlqeu me një unazë diamanti ndërsa po bënte një bashkëbisedim me Judy Greer.
Ishte e vështirë të injorohej unaza që zbukuronte dorën e saj të majtë, ndërkohë që hoqi edhe syzet në minutën e 25-të.
Garner, 49 vjeçe, është në lidhje dashurie me biznesmenin amerikan, John Miller, që nga viti 2018.
Ishte lidhja e saj e parë që nga finalizimi i divorcit me ish-bashkëshortin Ben Affleck, me të cilin ndan fëmijët Violet, 15-vjeçe, Seraphina, 12-vjeçë dhe Sam, 9 vjeç.
Ndryshe nga partnerët e kaluar të Garner, Miller vjen nga bota e biznesit. Ai është CEO i kompanisë, Holding CaliGroup.
Muajin e kaluar një burim i brendshëm i tha Us Weekly: “Jen dhe John janë seriozë. Ata janë plotësisht të vendosur për një të ardhme afatgjatë së bashku. Ata kanë marrë kohën e tyre për ta realizuar këtë”.
Në gusht të vitit 2020, çifti bënë një pauzë në marrëdhënien e tyre për t’u ribashkuar sërish në maj të vitit 2021. /Telegrafi/