Telegrafi

Jennifer Garner mahnit me veshjen gjatë qëndrimit në Los Angeles

Aktorja e njohur, Jennifer Garner është duke shijuar qëndrimin e saj në Los Angeles.

49-vjeçarja shpesh është parë duke ecur rrugëve me veshje sportive, ndërsa merrte vëmendje të fansave, shkruan Daily Mail.

Kështu, paparacit së fundmi e kanë fotografuar atë, teksa mahniti me fizikun e formësuar.

Ajo mbante të veshur një bluzë të bardhë e të thjeshtë, teksa i kishte kombinua me xhinse të zeza.

Javën e kaluar ajo u pa rreth qytetit të New York-ut për ditëlindjen e saj, por që nga ajo kohë është kthyer në shtëpi në Los Angeles.

Muajin e kaluar Jennifer Garner zbuloi se kishte ndryshuar mendim rreth ndarjes nga Ben. /Telegrafi/