Site icon Telegrafi

Jennifer Garner ka ideuar një lojë që i nxit fëmijët t’i hanë të gjitha llojet e ushqimeve

Jennifer Garner (Foto: Presley Ann/Getty Images,,/Guliver)

Aktorja e popullarizuar, Jennifer Garner, ka ideuar një lojë argëtuese, e cila do t’u ndihmojë prindërve, fëmijët e të cilëve u rezistojnë ushqimeve të ndryshme.

“Më pëlqen, e dua, dua më shumë” – është titulli i lojës që paraqet një metodë interesante për t’i nxitur fëmijët që të provojnë ushqime të reja.

“Fëmijët provojnë diçka, ndërsa unë në rolin e komentuesit e prezantoj atë që e hanë dhe nëse u pëlqen”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Garner

“Kështu, mund të them: ‘Shikoni, Sam Affleck ka zgjedhur qofte. Piruni sillet kah goja e tij, ai e përtyp, e përtyp, e përtyp dhe e gëlltit. Nuk jam e sigurt se çfarë mendon ai, nëse i pëlqen…’ Dhe në fund, ai thotë se i pëlqen”, ka treguar Garner.

Fëmijët mund ta vlerësojnë me “më pëlqen” nëse u pëlqen pak, “e dua” nëse u pëlqen shumë dhe “dua më shumë” nëse vërtet duan akoma më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version