Jennifer Garner muaj më parë kishte deklaruar se ka shkëputur martesën me Ben Affleckun.
Aktorja amerikane nuk ka humbur shumë kohë dhe ka gjetur ngushëllim të ri në krah të një mashkulli.
Ajo raportohet se ka nisur romancën e re me afaristin amerikan, John Miller, por ky i fundit është ende i kurorëzuar me Caroline Campbelin.
Lidhja e re e aktores me shefin ekzekutiv të CaliGroup është zbuluar të mërkurën.
Raportohet se 46-vjeçarja është në një marrëdhënie serioze me biznesmenin dhe po shijojnë lidhjen e tyre prej 6 muajsh.
Lajmi vjen vetëm 2 javë pasi Garner firmosi dokumente e shkurorëzimit me Affleck, me të cilin ka tre fëmijë.
Ndryshe, edhe Miller ka bërë kërkesë për shkurorëzim në tetor të vitit 2014, por që nuk po arrin një marrëveshje mbi kujdestarinë e fëmijëve të tyre. /Telegrafi/