Jennifer Garner doli për ajër të pastër dhe për një shëtitje rrugëve të Los Angelesit këtë të dielë.
Aktorja 48-vjeçare kishte veshur një palë tuta sportive të zeza, duke e kompletuar dukjen e saj me një palë syze dielli.
Me flokët e lëshuara poshtë, ajo u sigurua të merrte masa mbrojtëse në këtë periudhë pandemie pasi u pa me një maskë në fytyrë.
Ylli amerikan ishte e shoqëruar nga tre fëmijët e saj nga ish-burri Ben Affleck – Violet, 14-vjeçe, Seraphina, 11-vjeçe dhe Samuel, tetë.
Ben aktualisht është duke u takuar me aktoren spanjolle, Ana De Armas, dhe dyshja janë të karantinuar së bashku.
Ata u panë shpesh në paraqitjet e tyre publike në Los Angeles dhe këtë të enjte në ditëlindjen e 32-të të Armas dyshja zyrtarizuan lidhjen e tyre me postime në Instagram.
Ndërkohë raportohet se edhe Garner bashkë me të dashurin e saj, biznesmenin John Miller janë izoluar me fëmijët e tyre.
Sido që të jetë, një burim pranë çiftit ka thënë se ‘ata janë mirë’ dhe se partneri i saj është larg Hollywoodit – kjo bën që lidhja e tyre të funksionojë. /Telegrafi/