Site icon Telegrafi

Jennifer Garner flet për dashurinë që fëmijët e saj kanë ndaj filmit “Yes Day”

Jennifer Garner Foto: Daily Mail

Aktorja e njohur, Jennifer Garner, duket se ka një pëlqim të madh për filmin “Yes Day”.

E ftuar në një intervistë, ajo ka zbuluar se jo vetëm ajo, por edhe familjarët e saj po e admirojnë, shkruan Daily Mail.

“Lexova skenarin e Amy Krouse Rosenthal tek fëmijët e mi. U adaptuam me të para se të realizohej. Dukej si e gjithë bota po bëhej më e mirë dhe vendosëm ta bënin film”, u shpreh ajo.

Premiera e filmit u mbajt gjatë javës së kaluar, teksa 48-vjeçarja bashkëpunoi me Netflix.

Derisa fliste për suksesin, Garner u përlot një moment, pasi kujtoi një skenë që e kishte përsëritur për disa herë.

Ajo po ashtu pati rastin që të flas për raportin që ka me fëmijët e saj, për të cilët kërkon të kenë paq. /Telegrafi/

Exit mobile version