Izolimi i njerëzve për shkak të pandemisë coronavirus ka filluar t’i mërzisë, duke rrezikuar kështu daljen jashtë shtëpive të tyre.
Edhe aktorja e njohur Jennifer Garner ditën e djeshme (e shtunë) është parë duke u shëtitur me djalin e saj tetëvjeçar, Samuel.
45-vjeçarja kishte dalë pranë shtëpisë në Los Angeles së bashku me qenin e saj, teksa shihet duke përdorur telefonin për të shkrepur ndonjë fotografi.
Garner kishte vënë maskë një ditë më parë pasi amerikanët filluan të mbulojnë fytyrat e tyre pas rekomandimeve të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve.
Për këtë shëtitje, Jennifer ishte e veshur sportive me xhup blu dhe një kapelë që i përshtatej kësaj ngjyre, kurse djali i saj ishte veshur në po të njëjtën mënyrë./Telegrafi/