Konsiderohet si një ndër femrat më të bukura në botë, pavarësisht se ka kaluar moshën 40-vjeçare.
Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme, Jennifer Lopez, e cila këtë të enjte është fotografuar duke vizituar dyqanet e stilistëve më me emër në Beverly Hills.
E pashqetësuar nga shikimet e njerëzve, këmgëtarja e hitit “Jenny From The Block”, është shfaqur e veshur me një pulovër ngjyrë të kuqe, të cilën e ka kombinuar me çizme të gjata ngjyrë kafe.
Ajo çfarë bie në sy nga fotot e postuara është fakti se Jennyfer është totalisht pa make up, gjë që është përpjekur ta fshehë duke vendosur syze dielli.
Me këtë veshje Jenny duket thjesht e mrekullueshme në “bllok”.
Jennifer ditë më parë publikoi projektin “Us” nga albumi i ri që do të publikohet gjatë vitit 2018. /TCH/