Jennifer Aniston ka treguar se si e kishte kaluar periudhën e pas shkurorëzimit me Justin Theroux.
Nëntë muaj më parë, aktorja i dha fund martesës dy vjet e gjysmë me aktorin hollivudian
Arsyeja e vërtetë e ndarjes ende mbetet një mister, por ata theksuan se po përpiqen të qëndrojnë miq.
Në një bisedë me “Hollywood Foreing Press”, Jennifer zbuloi se si ndihej pas një tjetër shkurorëzimi.
“Më është dashur shumë terapi për ta marrë veten”, tha ajo, duke pranuar se po vizitonte një terapist.
Jennifer pranoi në vitin 2015 se e kishte shumë të vështirë periudhën e shkurorëzimit me Brad Pittin.
Ndryshe, Aniston është duke punuar në projekte të reja filmike, të cilat do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/