Aktorja e famshme botërore, Jennifer Aniston, prej vitesh i rezistoi tundimit për të qëndruar larg rrjeteve sociale, derisa në muajin tetor të vitit të kaluar u bë me llogari në Instagram dhe jo vetëm.
Ajo vendosi rekord botëror për vetëm gjashtë orë edhe pse fillimisht i shkaktoi këtij rrjeti social disa probleme teknike.
Ndërkohë si foton e parë në këtë rrjet, Jennifer zgjodhi një me miqtë e serialit “Friends”, e cila u pëlqye nga plot 9.1 milionë ndjekës dhe mbi 380 mijë komente.
Dhe tani, Aniston duket se po e bën të njëjtën gjë me një fotografi tjetër të ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare të dielën.
“Përshëndetje nga vajzat nga ana tjetër e korridorit”, shkroi Jennifer, me fotografitë e ribashkimit të Phoebe, Monica dhe Rachel.
Siç shihet, në vetëm pak orë fotografia ka fituar më shumë se tetë milionë pëlqime.
Ky është një rekord i ri i 50-vjeçares që po vazhdon të pushtojë tabloidet e huaja, dhe kjo është e diskutueshme pasi aktorja ka mbledhur mbi 23.9 milionë ndjekës.
“Ne kemi nevojë për këtë lloj përmbajtje”, “Është shumë bukur t’ju shoh së bashku”, “Motra”, “Fotografi e përkryer”, ishin vetëm disa nga komentet në profilin e saj. /Telegrafi/