Site icon Telegrafi

Jennifer Aniston thotë se është në paqe pas shumë terapive: Jam një qenie njerëzore e bekuar

Jennifer Aniston është mirënjohëse për gjërat e vogla.

52 vjeçarja u hap rreth asaj se si është jeta e saj sot. Aktorja tha se është e rrethuar me lumturi nga miqtë e po ashtu edhe nga qentë e saj të dashur.

“Unë jam në një vend vërtet të qetë”, i tha ylli revistës People të mërkurën. “Unë kam një punë që e dua, kam njerëz në jetën time që janë gjithçka për mua dhe kam qen të bukur. Unë jam thjesht një qenie njerëzore me shumë fat dhe e bekuar”.

Jennifer Anniston (Foto: Getty Images)

Por rruga drejt lumturisë nuk ishte gjithmonë aq e thjeshtë.

“Vetë-ndërgjegjësimi është thelbësor”, shpjegoi ylli i “Friends”. “Unë kam marrë me të vërtetë shumë terapi. Thjesht duke qenë një person publik, ka shumë gjëra të mahnitshme që vijnë me këtë. Por ka edhe shumë gjëra të vështira”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Aniston

Ajo së fundmi së bashku me kolegët e “Friends” u rikthyen në një ribashkim special për HBO Max.

Aniston shtoi më tej se mbështetet te meditimi për të qenë më e qetë, pavarësisht karrierës së saj të profilit të lartë.

Jennifer Anniston (Foto: Getty Images)

Sa i përket dashurisë, Jennifer është e hapur ndaj idesë – thjesht mos prisni ta shihni në një aplikacion takimesh.

“Absolutisht jo”, vazhdon ajo. “Unë thjesht do t’i përmbahem mënyrave normale të takimit. Duke kërkuar që dikush t’ju pyesë. Kjo është mënyra se si do ta preferoja”.

Ylli shtoi se ajo është më e përqendruar në të qenurit me një ‘partner fantastik’ në krahasim me thënien ‘Unë bëj’ sërish.

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt (Foto: Getty Images)

Ajo ishte e martuar me Brad Pitt nga 2000 deri në 2005, e më pas me Justin Theroux nga 2015 deri në 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version