Telegrafi

Jennifer Aniston shihet me një veshje të thjeshtë gjatë shëtitjes në Beverly Hills

Jennifer Aniston Foto: Daily Mail

Jennifer Aniston shkëlqente ndërsa po dilte nga një takim në Beverly Hills ditën e djeshme (e enjte).

Aktorja e njohur dukej mjaft komode me veshjen, ndërsa pati kujdes me flokët e saj të porsa rregulluara, shkruan Daily Mail.

Duke u munduar të jetë sa më modeste, Jen u pa edhe me syze dielli e një maskë mbrojtëse..

Ndërksa kishte të vendosur një kapele, fytyra e bukuroshes bionde mezi vërehej, por jo edhe nga paparacit.

Ylli i mbante aksesorët e saj praktikë, duke mbajtur gjërat e saj në një çantë të thjeshtë lëkure.

Ajo përndryshe ka qenë e zënë në punë duke xhiruar sezonin e dytë të “The Morning Show”, i cili po rikthehet dhe po funksionon pas një pauze të gjatë pandemike. /Telegrafi/