Telegrafi

Jennifer Aniston rrëfen për përvojën e saj me Harvey Weinstein

Jennifer Aniston (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Në mesin e dhjetëra femrave që e kanë akuzuar Harvey Weinsteinin për keqtrajtim seksual është edhe aktorja Jennifer Aniston.

Gjatë një interviste për revistën Variety, 50-vjeçarja ka folur për përvojën e keqe që e ka pasur me producentin e famshëm, me të cilin në vitin 2005 ka bashkëpunuar në filmin “Derailed”.

Lexo po ashtu Dhjetë yjet që i kanë kaluar të pesëdhjetat, por duket se për ta koha është ndalur

Mes tjerash, Weinstein ishte përpjekur që ta bindte aktoren që ta vishte një fustan, të cilin e kishte dizajnuar gruaja e tij, Georgina Chapman.

“Në atë vit, Georgina Chapman kishte nisur linjën e rrobave. Harvey më vizitoi gjatë xhirimeve në Londër dhe më tha: ‘Dua ta veshësh këtë fustan për premierën e filmit’. Nuk ishte stili im, prandaj i thash se nuk dua, ndërsa ai reagoi duke më thënë se e kam me patjetër”.

Një nga pakëndshmëritë, aktorja e kishte përjetuar edhe gjatë darkës pas premierës së filmit: “Në tavolinë ishin Clive Owen dhe producentët, ndërsa unë isha ulur pranë një miku. Në një moment, Weinstein u afrua dhe i tha mikut tim të lëvizte dhe u ul pranë meje. Thash me vetë: ‘Sa i gërditshëm dhe çfarë sjelljeje prej derri'”, ka treguar Aniston.

Weinstein është duke u përballur me 70 akuza për keqtrajtim seksual, ku nuk mungojnë edhe paditë për përdhunim. Si pasojë e këtyre akuzave, në Hollywood ka nisur lëvizja ‘#MeToo’ . /Telegrafi/

Jennifer Aniston (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)