Gjatë viteve ajo e ka veshur këtë lloj fustani në të gjitha modelet dhe stilet e mundshme, duke u shfaqur gjithmonë bukur e duke eksperimentuar me materialet si lëkura apo tylrat, por edhe me siluetën e saj.
Aniston është cilësuar si një nga yjet më me stil të të gjitha kohërave, duke miksuar nga veshjet seksi dhe klas deri tek ato më modernet, që përbëjnë tendencat e fundit.
Edhe në premierën e “Leftovers”, për të mbështetur të fejuarin e saj Justin Theroux, Aniston zgjodhi një fustan tip këmishe, me shpatulla dhe krahë të mbuluar por mjaft sexy ,kombinuar me sandalet me shkëlqim, me majë.