Site icon Telegrafi

Jennifer Aniston ka treguar stilin e ri të flokëve të cilin e ka kopjuar secila femër të cilën dikush e ka braktisur

Nëse nuk dëshironi ta ndërroni bashkëshortin, ndërrojeni stilin e flokëve.

Jennifer Aniston ka vendosur ta bëjë edhe njërën edhe tjetrën dhe pas shkurorëzimit tani duket si femër e re, transmeton Telegrafi.

Meqenëse tani sërish është beqare, ka vendosur t’i përkushtohet vetes dhe të përmirësojë dukjen e vet.

Mbase tashmë ka gjetur ndonjë bandill të ri, prandaj ka vendosur që të freskojë dukjen e saj.

Tufat e flokëve tepër të bukura dhe të lëshuara lirshëm tashmë një kohë janë në trend, mirëpo duket që pas Jenniferit dhe kolegeve të saj, të cilat kanë vendosur të ndryshojnë stilin e flokëve, gjatë verës shumë femra do të mund të shëtisin me këtë stil flokësh.

Tufat e shndritshme në bazën më të errët gjithmonë i japin njëfarë doze egërsie dhe rebelizmi dukjes suaj.

Tregoni që keni guxim të rrezikoni dhe që pak të eksperimentoni me dukjen tuaj dhe besojmë që nuk do të jeni e pavërejtur. /Telegrafi/

Exit mobile version