Site icon Telegrafi

Jennifer Aniston ftoi në festën e Krishtlindjeve ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt

Kanë kaluar gati 15 vjet që kur Jennifer Aniston dhe Brad Pitt u distancuan nga njëri-tjetri, por duket se ish-çifti vazhdojnë të kenë raporte të mira akoma.

Sipas tabloideve të huaja, ylli i “Ad Astra”, 55 vjeç, mori pjesë në festën e Krishtlindjeve nga ylli 50-vjeçar gjatë fundjavës, së bashku me 50 miqtë e tjerë të Aniston.

“Festa vjetore e prerjes së pemëve është gjithmonë e preferuara e Xhenit”, tha një burim për revistën People. “Ajo i do Krishtlindjet. Si zakonisht, një grup i madh miqsh morën pjesë”.

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt (Foto: Getty Images/Guliver)

Së bashku me Pitt, ishte edhe Gwyneth Paltrow (e dashura e Pitt në mesin e viteve ’90 dhe çifti ishte fejuar madje), Kate Hudson, Jimmy Kimmel dhe Reese Witherspoon, etj.

Një dëshmitar okular i tha ‘Entertainment Tonight’ se aktori mbërriti në shtëpinë e Anistonit në Bel-Air, California, “Pak pas orës shtatë pasdite”.

“Ai ishte ndër të parët që mbërriti dhe i dyti për të ftuarin e fundit për t’u larguar rreth orës 11 të mëngjesit”, tregoi një i brendshëm.

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt (Foto: Getty Images/Guliver)

Burimi po ashtu vuri në dukje se ishte një atmosferë “shumë festive”. “Vetëm një mbledhje e miqve të ngushtë për të festuar festat”.

Kjo nuk është hera e parë që Pitt ka marrë pjesë në një nga ngjarjet e Aniston. Sipas revistës People, ylli “Once Upon a Time in Hollywood” gjithashtu mori pjesë në festën e ditëlindjes së 50-të të Aniston.

Aniston dhe Pitt ishin martuar për gati pesë vjet, nga 2000 në 2005. /Telegrafi/

Exit mobile version