Telegrafi

Jennifer Aniston flet rreth raporteve të prishura me të ëmën

Jennifer Aniston ka folur hapur për nënën e saj të ndjerë Nancy Dow.

Dihet se aktorja nuk kishte marrëdhënie të mira me njeriun që e solli në jetë para 49 vjetëve.

“Nëna ime dhe unë ramë dakord për të njëjtën gjë si në filmin “Dumplin”. Ajo ishte një model për mua dhe gjithmonë e shihja veten tek ajo”, tha fillimisht ish-bashkëshortja e Brad Pitt.

Nëna e saj shpresonte që edhe Jennifer të ndjek botën e modës sikurse ajo sa ishte gjallë.

“Kjo ishte diçka për të cilën ka ëndërruar. Ka dashur që unë të bie në sy të të gjithëve ndërsa unë kam dashur që të më dhuroi dashuri. Ajo shpesh ishte e zënë me gjëra të tjera”, tha aktorja.

Lexo po ashtu Jennifer Aniston tregon se si e kaloi periudhën e pas shkurorëzimit me Justin Theroux

Kujtojmë se nëna e yllit të hollivudit ka ndërruar jetë para dy vjetëve si pasojë e sëmundjes së pashëruar të kancerit.

Ndryshe, aktorja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/