Pavarësisht roleve të panumërta të aktrimit që Jennifer Aniston mori në dekadat pas transmetimit të serialit “Friends”, ajo do të na kujtojë përgjithmonë rolin e saj të Rachel Green
Aktorja 52-vjeçare është shfaqur në një edicion të rastësishëm në të cilin ka kanalizuar tërësisht imazhin e saj të një “vajze të lagjes”, transmeton Telegrafi.
Ylli i “Morning Show” u pa për pak kohë duke u larguar nga vendndodhja me publicistin e saj shumëvjeçar, Stephen Huvane.
Jennifer kishte veshur një veshje krejtësisht të thjeshtë, së cilës nuk mund t’i shtohej apo hiqej asgjë.
Baza e stilimit të saj ishin xhinset blu me prerje të drejtë dhe një fanellë me fyt ngjyrë të zezë, të cilin si veshje këtë sezon i shohim vazhdimisht kudo që të kthehemi.
Jennifer dukej krejtësisht rrezatuese dhe e freskët me këtë dukje, të cilën e plotësoi me një pallto pelushi ngjyrë kafe dhe një çantë Gucci “Diana” në ngjyrë të zezë, me doreza legjendare bambuje që i dhanë një dozë ekstravagance dhe një fund luksoz të gjithë kombinimit.
Veshjen e sipërme e ka kombinuar me një palë çizme të zeza prej lëkure të përmbysur dhe kështu ka rrumbullakosur të gjithë veshjen. /Telegrafi/