Telegrafi

Jennifer Aniston duket e mahnitshme në setin e ri fotografik të realizuar për ditëlindjen e 51-të

Jennifer Aniston po kalon një kohë mjaft të mirë në jetën e saj. Nga performanca në ‘The Morning Show’, deri tek veshjet e mahnitshme në tapetin e kuq dhe më pas ribashkimi në prapaskenë me Brad Pitt.

Është e sigurt se ne jemi të gjithë të fiksuar me të përsëri.

Dhe duke u nisur nga kopertina e saj e fundit e revistës, Jennifer është më shumë se e lumtur t’i japë njerëzve atë që dëshirojnë, pasi e ka mbuluar kopertinën e revistës me një set të jashtëzakonshëm.

51-vjeçarja ka pushtuar rrjetet sociale me fotografitë e reja, të cilat e shfaqin në një xhaketë lëkure me çizme deri te gjuri, dhe flokë të lagështa, si dhe me një fustan të prerë nga ‘Versace’.

Fansat në rrjetet sociale po ashtu pushtuan llogarinë e saj me komente nga më të ndryshmet.

“Ajo duket e mrekullueshme”, shkoi njëri. “Ikonë”, tha një tjetër, e më pas njëri kërkoi posterin e Aniston duke shkruar, “A ka në shitje postera të saj?”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jennifer Aniston

“Faleminderit revista Interview për këtë surprizë të ditëlindjes. Nuk e kam pasur idenë që kjo do të lansohej sot. Ndihem krenare dhe e nderuar që të festojë në këtë kopertinë. Faleminderit ekipit të Interview që feston gratë në çdo moshë … rezulton se 51 është shumë argëtuese”, ka shkruar në postimin e ndarë me fansat aktorja botërore.

Përkundër se mbushi plot 51-vite, në portretin dhe fizikun e yllit të Hollywood-it nuk ka asnjë shenjë të pesë dekadave jetë. /Telegrafi/