Telegrafi

Jennifer Aniston dhuron një milion dollarë për të luftuar racizmin, pas vdekjes së George Floyd

Jennifer Aniston (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Aktorja e njohur, Jennifer Aniston, ka dhuruar një milion dollarë për të luftuar ndaj racizmit, pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd.

Ylli i serialit “Friends” është ndier zemërthyer nga vrasja e tij në Minneapolis, andaj edhe ka dhuruar një shumë të tillë, shkruan Mirror.

Shumën ajo e ka dhuruar në “Color Of Change”, njëra nga organizatat më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jennifer Aniston (Foto nga Leon Bennett/Getty Images/Guliver)

“Sikurse shumica e personave, Jennifer ka qenë e afektuar nga ajo çka kishte ndodhur në Amerikë”, kishin thënë burimet e Mirror.

“Ajo dëshironte të mbështesë dhe të dhurojë një shumë të madhe për të ndihmuar në këtë sferë. Linku është në Instagramin e saj, edhe fansat e saj mund të dhurojnë”.

(Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Përpos aktores, edhe Chrissy Teigen, The Weeknd, Angelina Jolie, kanë qenë disa nga artistët ndërkombëtarë kanë ndihmuar financiarisht për të luftuar kundër kësaj dukurie. /Telegrafi/