Telegrafi

Jennifer Aniston: Me Coxin dhe Kodrowin gjithmonë flasim për një rikthim të serialit, “Friends”

“Friends” mund ta shohim sërish me episode të reja. Kjo është një tezë që e ka hedhur aktorja amerikane, Jennifer Aniston.

Kjo e fundit është takuar me Courteney Cox dhe Lisa Kudrow dhe kanë biseduar rreth mundësisë së rifillimit të xhirimeve të një prej serialeve më të famshme në botë.

Në një intervistë të gjatë me InStyle, ajo shtoi se do të ishte madhështore të jenë të triat së bashku në projektin filmik.

“Courteney, Lisa dhe unë flasim për këtë, unë fantazoj për këtë. Ishte me të vërtetë puna më e madhe që e kisha”, tha Aniston.

“Nuk e di se si do të dukej sot, por nuk e dini kurrë. Shumë shfaqje po rifillojnë me sukses”, pohoi ai.

Lexo po ashtu Matt LeBlanc shuan shpresat për një rikthim të "Friends"

Por, Matt LeBlanc i ka shuar të gjitha shpresat për një ribashkim të anëtarëve të hit-serialit komik, “Friends”.

Episodi i fundit i serialit është emetuar në vitin 2004, ndërsa fansat gjithmonë kanë shpresuar se do të xhirohen episode të reja.

Në serial kujtojmë se shfaqen edhe David Schwimmer, Courtney Cox, Matthew Perry dhe Lisa Kudrow. /Telegrafi/