Telegrafi

Jennifer Aniston bëhet me Instagram, vendos rekord botëror për vetëm gjashtë orë edhe pse fillimisht i shkaktoi këtij rrjeti social disa probleme teknike

Jennifer Aniston (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Kishte aq shumë njerëz të ngazëllyer që më në fund e ndiqnin atë që shkaktoi çështje për platformën.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kishin probleme duke ndjekur profilin e Jennifer”, ka thënë një zëdhënës për Facebook, i cili zotëron Instagramin, në një prononcim për CNN. “Jemi të entuziasmuar që kemi këtë ‘mike’ si pjesë të komunitetit në Instagram”.

Aktorja u bashkua në platformën e mediave sociale të martën, duke postuar një fotografi me ish-bashkë-yjet e saj të ‘Friends’, Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Matthew Perry dhe Matt LeBlanc.

Ajo me këtë foto bëri që përkohësisht profili të ngarkohet aq shumë dhe kështu të ketë disa probleme teknike sa që disa fansa nuk ishin në gjendje ta ndiqnin për një kohë. Që nga e mërkura, Aniston kishte 9.9 milionë ndjekës.

Aniston në faqen e saj të re në Instagram po ashtu bëri një video qesharake, duke thënë, “Betohem se nuk kam menduar ta prish atë. Faleminderit për mirëpritjen”.

Për fat të mirë, çështja u zgjidh shpejt dhe të gjithë tani do të jenë në gjendje ta ndjekin aktoren në Instagram. “Deri tani, njerëzit mund të qasen dhe të ndjekin profilin e saj pa asnjë problem”, ka thënë një zëdhënës i një kompanie të Facebook.

Përveç aktores Aniston, sipas “Guinness World Records”, princi Harry dhe gruaja e tij ,Meghan Markle e kanë mbajtur këtë epitet që nga prilli, kur llogaria e tyre e përbashkët arriti momentin historik në pesë orë dhe 45 minuta. /Telegrafi/