Telegrafi

Jennie, modelja që zbukuron klipin e hitit “Shape of You” – si e fitoi rolin për t’u paraqitur përkrah Ed Sheeran (Foto/Video)

Kënga “Shape of You” e Ed Sheeran është një prej hiteve më të mëdha të vitit 2017.

Videoklipi i kësaj kënge, i publikuar në YouTube më 30 janar 2017, numëron 1.5 miliard shikime. Ndërsa në numrin e shikimeve padyshim se e ka ndihmuar edhe modelja që është protagoniste në video.

Gjatë xhirimeve të klipit të Ed Sheeran (Instagram)

Jennie Pegouskie fillimisht u angazhua si asistente mbikëqyrëse e produksionit të videos muzikore “Shape of You”, mirëpo producentëve u pëlqeu dukja e saj në kamerë në krahasim me femrat tjera, ashtu që ia dhanë asaj rolin dhe nuk gabuan.

E lindur më 14 gusht 1988, Jennie është një aktore, valltare dhe modele nga Seattle, Washington. Ajo ka qenë pjesë e turneut të dyshes Macklemore dhe Ryan Lewis, me të cilët ka performuar në më shumë se 30 vende në katër vitet e fundit.

Ajo është aktore, valltare dhe modele (Instagram)

Para se të bëhej e famshme, Jennie ka studiuar Komunikim dhe Marketing në Universitetin e Washingtonit.

Performanca e saj krahas Macklemore dhe Ryan Lewis ia dha mundësinë që të vallëzonte në The Ellen Show dhe në Tonight Show with Jimmy Fallon, si edhe në shumë programe tjera televizive.

28-vjeçarja ka studiuar Komunikim dhe Marketing (Instagram)

Njëherësh, pjesëmarrja e saj në klipin e Sheeran ia ka ngritur famën duke i ndihmuar që të angazhohet në projekte të ndryshme. /Telegrafi/