Site icon Telegrafi

Jennie Garth tregon se si e shpëtoi martesën me Dave Abrams

Aktorja amerikane, Jennie Garth (47 vjeçe), e njohur për rolin e saj si Kelly Taylor në Beverly Hills, zbuloi se ajo ishte në gjendje të shpëtonte martesën e saj me bashkëshortin Dave Abrams.

Çifti u divorcua në vitin 2017 dhe një vit më vonë ata ndryshuan mendjen dhe vendosën të provojnë përsëri. Jennie dhe Dave janë ndarë për dhjetë muaj, dhe aktorja beson se kjo ishte periudha më e rëndësishme për të shpëtuar martesën.

“Koha që kemi kaluar na ka ndihmuar të afrohemi përsëri. Na u desh kohë të kuptojmë se çfarë donim. Unë mendoj se ndarja shpëtoi martesën tonë. Ne kishim nevojë për hapësirë për të menduar për gjithçka”, ka thënë Jennie.

Jennie më herët ishte martuar me Daniel B. Clark dhe aktorin amerikan Peter Facinelli, gjersa shpjegon se ajo nuk dëshironte që një martesë tjetër të përfundonte në katastrofë.

“Për muaj të tërë nuk isha vetvetja, duke menduar për gjithçka. Ideja e shembjes së martesës sime të tretë dukej e tmerrshme. Dhe pikërisht kur pranova atë mundësi si realitet, u bashkuam përsëri dhe filluam të shoqërohemi”.

Exit mobile version