Site icon Telegrafi

Jenna Dewan feston ditëlindjen e 40-të në shtëpi për shkak të situatës me COVID-19: Dua të kujdesem shumë për jetën e të tjerëve

Foto: Instagram

Ajo festoi ditëlindjen e 40-të më 3 dhjetor.

Dhe të dielën, Jenna Dewan, postoi një ‘selfie’ në Instagram dhe dërgoi një mesazh të veçantë derisa akoma bota është nën ndikimin e COVID-19.

“Edhe pse unë dua të festoj shumë në një ndejë me miqtë dhe familjen, ne jemi në mes të pandemisë. Dhe unë kujdesem shumë për jetën e të tjerëve. Kështu, unë festova në shtëpi me Steve, Evie dhe Callum dhe ishte perfekt”, ka thënë ajo.

Foto: Instagram

Evie është vajza e saj, shtatë vjeçe, të cilën e ndan me ish-partnerin Channing Tatum.

Ajo po ashtu është nënë e një djali nëntë vjeçar Callum, të cilin e ndan me të fejuarin Steve Kazee.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jenna Dewan

Në tetor, aktorja ka treguar për revistën Elle për ndjenjën e të bërit nënë për herë të dytë si dhe për lidhjen me Kazee, i cili po ashtu është një aktor.

Ajo tregoi se kanë kaluar shumë kohë së bashku në shtëpi për shkak të pandemisë dhe se ishte një periudhë e mahnitshme.

“Ne po kalojmë të shumtën e kohës në shtëpi së bashku, është shumë mirë përfshirë këtu edhe muzikën. Steve ka një shije të mirë në muzikë”, theksoi Jenna.

Nga ana tjetër, Channing pas ndarjes nga Dewan ka qenë në një lidhje dashurie për një kohë të gjatë me këngëtaren Jessie J. /Telegrafi/

Exit mobile version