Site icon Telegrafi

Jeni vërtet të uritur apo ju mashtron oreksi: Shtatë shenja që duhet të hani menjëherë

Si ta njohim urinë e vërtetë? Këto janë shenjat që duhet të hani…

Sa herë që shihni dikë duke shijuar akullore, çokollatë ose duke përgatitur një ushqim të tymosur në një reklamë, a ndiheni të uritur? Dëshironi të shikoni në frigoriferin tuaj dhe të shihni se çfarë mund të hani?

Nuk është gjithmonë e lehtë të dallohet uria e vërtetë nga situata kur truri ju “hap oreksin” dhe loz me ju. Edhe krahas dietave popullore siç janë autofagjia apo regjimi i reduktuar i ushqimit të bazuara në numërimin e kalorive, disa nutricionistë konsiderojnë që më e shëndetshme është nëse hamë – kur vërtet jemi të uritur. Çështja është te fjala “vërtet”.

Nëse përpiqeni të pengoni grumbullimin e kilogramëve dhe tashmë keni problem me peshën trupore, është shumë me rëndësi të dini kur trupi vërtet ka nevojë për energji, por edhe kur vetëm ndonjë ushqim ju josh me aromë dhe ngjyra, transmeton Telegrafi.

“Shumë shpesh kemi ndjenjën që na zgjohet oreksi, por shkaktari i vërtetë i asaj gjendjeje të stresit është thjesht mërzia”, shpjegon Dr. Janice Hillman, e cila merret me obezitetin te moshat e reja.

Ajo tregon që sinjalet e urisë shpesh janë të natyrës krejtësisht individuale, si edhe nevojat për ushqim te i njëjti person mund të ndryshojnë nga dita në ditë.

Nëse mendoni që nuk keni kontroll të mjaftueshëm ndaj ushqimit dhe vakteve, më së miri është të mbani ditar derisa saktësisht të konstatoni cili është ritmi juaj.

Është e nevojshme që të merrni të gjitha ushqimet krokante, sepse shpesh mungesa e modestisë është arsyeja pse konsumi i energjisë nuk funksionon siç duhet.

Një shënim i shkurtër, të cilin mund ta futni në telefonin tuaj, duhet të përmbajë informacione për atë që keni ngrënë, kur, por edhe çfarë keni bërë dhe si jeni ndjerë në atë kohë.

Së shpejti do të keni një listë situatash, pra kushte që janë një “shkasë” për ju që aktivizon ndjenjën e urisë. Bazuar në këtë, do të mund të planifikoni ritmin e vakteve të shëndetshme, por edhe të dini se kur duhet të ndaloni dhe të pyesni veten – a jeni vërtet të uritur.

Shenjat më të zakonshme të urisë së vërtetë janë:

▪ ndjenja e stomakut bosh,
▪ ngërçe në zorrë,
▪ dhimbje koke,
▪ ndjenja e marramendjes së lehtë,
▪ nervozizëm,
▪ dridhje
▪ dobësi.

/Telegrafi/

Exit mobile version