Njeriu modern është viktimë e çrregullimeve të ndryshme të qarkullimit të gjakut. Është gjithnjë e më i madh numri i atyre të cilët kanë probleme të këtilla, kryesisht në këmbë.
Edona Llonçari
edona.lloncari@flp.com
Te shumica e rasteve është i atakuar qarkullimi venoz (70 -75%), rrallë qarkullimi arterial (20 – 25%), ndërkaq më rrallë janë të pranishme çrregullimet e qarkullimit limfatik (5%).
Pengesat mund të jenë të ndryshme – nga shumë të buta deri te ato më të rënda; mirëpo për të gjitha është me rëndësi, që gradualisht avancojnë.
Nëse qëndrojmë një periudhë më të gjatë në këmbë, presioni në vena rritet madje për 10 herë, ndërsa gratë janë zakonisht më të prekura, veçanërisht në vitet e mëvonshme dhe në shtatzëni.
Nëse keni vena varikoze, në këmbët e juaja mund të ndjeni rëndim, djegie, lodhje ose ngërçe. Me kalimin e kohës, muret e venave hollohen, dhe mund të shfaqen edhe probleme të tjera të lidhura shëndetësore.
Ato mund të jenë dhe një paralajmërim i rreziqeve afatgjata të shëndetit si: trombozë, mpiksje gjaku, qarkullim i dobët dhe ënjtje të këmbëve
Aloe vera ka cilësi të theksuara kundër mikrobeve dhe kundër inflamacioneve.
Qetëson irritimin, freskon dhe rigjeneron lëkurën. Avancon mikroqarkullimin venoz dhe vepron në mënyrë preventive në shfaqjen e venave varikoze apo kapilarëve të pëlcitur.
Kremi i aloe verës për vena për lëkurë me vaj jojoba dhe me vitaminat C dhe E, e hidratojnë dhe e qetësojnë lëkurën, ndërkaq kolagjeni dhe elastina i shtohen kësaj tretjeje të shkëlqyeshme që të ndihmojnë ruajtjen e butësisë dhe elasticitetit të lëkurës.
Veprimi i këtij kremi është universal dhe me rastin e përdorimit krijon ndjenjën e ftohjes.
Sjell lehtësim te të kruarit, te dhembjet në këmbë (venat), pickimet e insekteve, dermatomikoza, dhembjeve të kokës, djegiet nga dielli, është i jashtëzakonshëm për hidratim të lëkurës pas rrezitjes, lehtëson problemet me puçrrat.
Mrekullisht vepron në lëkurë të thatë, të pëlcitur dhe të ndjeshme, përmirëson cilësinë e lëkurës.
Mënyra e përdorimit: Kremin lyeni në shtresë të hollë pasi të bëni dush, tri herë në ditë në tri shtresa (lyeni, prisni ta thithë, dhe përsëriteni edhe dy herë në të njëjtën mënyrë, kështu veproni tri herë në ditë).
Kujdes: Është me rëndësi që lëkura para lyerjes me krem të jetë e pastër, sepse përbërësit shërues të aloe verës depërtojnë shumë thellë, deri te thellësia e shtatë e indeve.
Kështu edhe shërohen, përkatësisht një herë shihen rezultatet te venat e thella, pastaj te venat nën sipërfaqen e lëkurës, dhe në fund te nyjat e venave në sipërfaqe dhe krejt në fund te kapilaret. /Telegrafi/