Site icon Telegrafi

Jeni nga Prishtina? Pyper ju fton të merrni pjesë në hulumtimin

Duke qenë se zgjedhjet lokale po afrohen, është shumë e rëndësishme që secili qytetarë ta ngrit zërin për komunën e vet.

Kësisoj, secili qytetarë mund të shpreh prioritetet e veta dhe pritshmëritë nga kryetari i ardhshëm i komunës.

Andaj, për të fuqizuar zërin e qytetarëve, Pyper është aktualisht duke zhvilluar një hulumtim në komunën e Prishtinës për të identifikuar dhe renditur çështjet kryesore që duhet të adresohen sa më parë.

Lidhur me këtë, Pyper fton të gjithë banorët e Prishtinës (18 vjeç e lart) të marrin pjesë në hulumtim dhe të shprehin çka duhet të jetë prioritet i komunës.

Për të marrë pjesë në hulumtim, mjafton të: shkarkoni aplikacionin Pyper dhe regjistroheni dhe plotësoni të dhënat tuaja (mosha, gjinia, komuna). /Telegrafi/

Exit mobile version