Kjo enigmë e fundit e krijuar nga Ticket Compare sfidon lojtarët të dallojnë një top të pozicionuar më ndryshe se të tjerët.
Bëhet e ditur se vetëm ata me shikim më të mprehtë janë në gjendje të zgjedhin këtë enigmë të ndërlikuar me temë topin e futbollit.
Shumë studime kanë treguar se bërja e enigmave ju bën më të shpejtë dhe më të mprehtë dhe në fund stërvit trurin tuaj, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu, të jesh në gjendje të kuptosh shpejt enigmat vizuale mund të tregojë se ke vizion të përsosur.
Nëse nuk po e gjeni: topi është i fshehur në mes të imazhit.
Këto lloj lojërash njihen se përdorin aftësitë tuaja njohëse, por thuhet gjithashtu se përmirësojnë fokusin dhe aftësinë për të mësuar. /Telegrafi/