Nga të gjitha problemet që i kemi qysh në mëngjes, ndër më bezdisëset është, “Çfarë duhet të veshi sot?”. Dhe, ndryshe nga meshkujt, vajzat nuk e kanë opsionin e të veshurit të njëjtin fustan dy ditë radhazi.
Vajzat e ndjejnë nevojën të kenë çdo herë stil të ri, por në të njëjtën kohë edhe të ndjehen komforte në rrobat që i veshin, transmeton Telegrafi.
Prandaj, për ta siguruar këtë komoditet, ato i preferojnë getat – të cilat me të vërtetë se janë shpëtim për çdo vajzë dhe grua.
Getat gjithmonë kanë qenë shpëtimi i ditës kur nuk keni dashur të vishni fustan apo xhinse të papërshtatshme.
Megjithatë, me kalimin e kohës ato bëhen më të ‘mërzitshme’. Çfarë thoni për këtë?
Nëse veç mendoni se kjo është e vërtetë, atëherë mos u brengosni sepse ekziston një mënyrë e re për t’i ndryshuar getat e zakonshme në diçka argëtuese dhe me stil.
Kanali Handimania në YouTube ka vendosur t’i ndihmojë të gjitha vajat të krijojnë një trend të ri mode duke i konvertuar getat në diçka të re.
Këtë konvertim mund ta bëni edhe vet ju pasi që është shumë i thjesht. Krejt çfarë ju duhet është një palë geta, gërshërë, stilolaps shënues. /Telegrafi/
1. Vendosni getat në tavolinë
2. Palosni ato në mënyrë vertikale në mënyrë që dy këmbët të jenë të vendosura saktësisht mbi njëra-tjetrën
3. Me stilolaps vizatoni një formë gjysmëhëne në bigëzim
4. Me gërshërë prijeni atë pjesë
5. Urime, tani keni një ‘bluzë’ seksi të cilën mund ta kombinoni me një palë xhinse