Shikoni situatën e trafikut në foto, më pas përpiquni të përgjigjeni në më pak se një minutë…
Disa momente në trafik, në pamje të parë, mund të na duken shumë të thjeshta, për të kuptuar më vonë se nuk janë aspak siç na janë dukur në shikim të parë.
Në kryqëzimin e sotëm kemi vetëm dy vetura, dy tabela të trafikut dhe katër semaforë.
Shikoni mirë foton, më pas përgjigjuni pyetjes se si duhet të sillen drejtuesit e veturës të kuqe dhe veturës së zezë në këtë situatë, transmeton Telegrafi.
Përgjigje:
Në këtë rast, pyetja jonë ka dy përgjigje të sakta.
Më saktësisht, sjellja e shoferit në situatën në foto rregullohet me shenjën e trafikut me dritë, pra me dritën jeshile që lejon kalimin e veturave dhe më pas me rregullin e komunikacionit që rregullon të drejtën e kalimit. /Telegrafi/