Site icon Telegrafi

A jeni ju ‘bullisti’ në vend të punës?

Fatkeqësisht bulizmi në vend të punës është dukuri mjaft e zakonshme.

Në fakt, një anketim i fundit ka treguar se më shumë se çereku i punëtorëve kanë përjetuar dhunë të vazhdueshme në vend të punës – a mund të jeni ju përgjegjësi për këtë?

Eksperti Pam rogerson nga ELAS Group ka ndarë shenjat që tregojnë se ju mund të jeni ‘ngucakeqi’ në vend të punës, transmeton Telegrafi.

https://telegrafi.com/ndihmojini-te-rinjte-ti-bejne-balle-bullizmit/

I thërrisni kolegët me pseudonime ose bëni humor të papërshtatshëm

Nëse askush nuk qesh me shakatë tuaja, atëherë mund të jeni duke e shkelur vijën e kuqe. Bulistët gjithmonë kërkojnë t’i poshtërojnë të tjerët duke i thirrur me emra të ndryshëm apo duke bërë shaka të pa përshtatshme.

Prandaj, keni kujdes!

A ndalojnë së foluri njerëzit kur ju hyni në dhomë?

A jeni i fundit që mësoni për festimet e ditëlindjes apo ahengjet dhe ngjarjet e ndryshme? Nëse po, atëherë pa dyshim se jeni duke u përjashtuar nga rrethi shoqëror… /Telegrafi/

Exit mobile version