Site icon Telegrafi

A jeni gati të transfromoheni në një bukuroshe të vërtetë? (Foto/Video)

Një emision me karakter edukativ, argëtues dhe humanitare, ku çdo te shtune nga ora 17:00, ne RTV 21, do të sjell transformimin e një personi përmes elementeve të pamjes, bukurisë dhe çdo detaj tjetër që e bën një femër të ndjehet e bukur dhe me vetëbesim.

Poashtu në emision do orientohen dhe aftësohen subjektet sipas dëshirës dhe nevojës.

Qëllimi i emisionit “Metamorfoza” është transformimi i pamjes së një personi real përmes grimit, rrobave, këpucëve, flokëve, dhëmbëve dhe ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjike dhe estetike.

Producentja dhe udhëheqësja e emisionit, Suzana Mushkolaj, do të zgjedhë një person të interesuar që dëshiron ta
ndryshojë pamjen dhe pas konsultimeve/analizës do ta fillojë transformimin përmes vizitave dhe proceseve të make-up artistët, dentistët dhe specialistëve të tjerë etj.

Në fund të emisionit do të shohim një personazh tërësisht të ndryshuar në pamje, që do të habisë familjarët e saj edhe publikun. Dhe gjatë tëre procesit, Suzana do ta edukojë masën për praktikat më të mira të veshjeve, dukjes etj, përmes këshillave të ndryshme.

Gjithashtu, do të jetë edhe rubrika “Riciklimi i Rrobave”, ku subjekti do të sjellë një veshje të vjetër qe nuk e përdor me, e cila do të riciklohet\rimodelohet në një veshje të përdorshme ose me stil të ri.

Ky emision realizohet nga bashkëpunimi i Suzana Mushkolaj dhe Entermedia (Ndërmarrja e Transmetimit dhe Mediave).

Suzana Mushkolaj, moderatorja, producentja dhe autorja e emisionit, ka rrëfyer se ndjehet e emocionuar për fillimin e këtij emisioni, të cilin nëse rezulton i suksesshëm, tenton ta shtrijë edhe më gjerë.

“Ndjehem e emocionuar dhe gati për këtë emision! Duke e pasur parasysh që emisione të tilla janë shumë të shikuara në botë dhe të njohura për vëmendjen e publikut gjatë gjithë emisionit. Ne synojmë që të kemi një përqindje të madhe të gjinisë femërore, si dhe një pjesë të gjinisë mashkullore. Në emision subjektet e transformimit në fillim do të jenë femra, dhe pastaj do të përfshijmë edhe meshkuj – që do të rrisë edhe më tepër audiencën. Pas suksesit në trojet shqiptare, ne planifikojmë më vonë rritje me te gjere”, ka thënë Suzana Mushkolaj.

Exit mobile version