Telegrafi

Jeni gati për “selfie”-n tuaj në makiato? (Foto)

Një pajisje e re që bën makiato me foton tuaj do të mbërrijë shumë shpejt në Evropë.

Makineria quhet Ripples dhe kushton rreth 1300 dollarë.

Fotoja juaj në shkumë është ajo që bie më shumë në sy, por kjo pajisje mund të shkruajë edhe fraza në makiaton tuaj.

Qindra pajisje të tilla, që bëjnë makiato me foton tuaj brenda 10 sekondash, shkruan tch, janë shitur tashmë në Amerikë, Korenë e Jugut, Kinë, Singapor dhe Izrael.