Telegrafi

A jeni gati për 3×3 Prishtina?!

Më pak se 1 javë na ndanë nga edicioni i radhës së 3×3 Prishtina, i cili do të zhvillohet të dielën me 27 Qershor në Amfiteatrin e Gërmisë ku hyrja do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët duke filluar nga ora 15:00.

Gjatë turnirit do të përballen gjithsej 12 ekipe, ku përveç ekipeve nga Kosova pjesëmarrës do të jenë edhe ekipe nga e gjithë bota, si: Belgjika, Gjermania, Mali i Zi, Spanja, Turqia dhe Maqedonia.

Për të siguruar argëtimin e pjesëmarrësve do të performojnë Shaolin Gang si dhe DJ Burim Radoni, DJ Bujaka dhe DJ Deezy.

Çka po pret?

Porosite dresën e personalizuar dhe bashkohu në ngjarjen më të madhe në vend, 3×3 Prishtina po të pret! 

Ngjarja është duke u përkrahur nga: Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Federata e Basketballit të Kosovës, Telegrafi.com, Banka Ekonomike, Eco Vent, Smash Bistro Pub, Go+, Birra Peja, 2U, iAs, Flex Gym, Online Taxi, Trekuartista, Stobi Flips, Expressi, Sporttex, Teleset, Carbon Agency, Ice Power dhe DAM Group.