Site icon Telegrafi

Çfarë ndodh kur pilotin e zë gjumi gjatë fluturimit?

Imagjinoni nëse jeni duke udhëtuar me aeroplan dhe për një moment e zë gjumi pilotin që po e operon fluturaken në një lartësi prej 11 mijë metrave.

Por, sipas ekspertëve nuk duhet të shqetësoheni aq shumë për këtë, transmeton Telegrafi.

Në skenarin më të keq, ju mund të mendoni se aeroplani do të rrëzohet në momentin kur piloti bie në gjumë, por nuk është kështu.

Kur një pilot bie në gjumë, aeroplani aktivizon modalitetin e tij autopilot, duke e lejuar atë që të operojë në mënyrë autonome, bazuar në udhëzimet e para-programuara.

Pyetja nëse pilotëve iu lejohet të bëjnë një sy gjumë gjatë fluturimeve lind shpesh në mesin e shumë njerëzve.

Lexo po ashtu Çfarë ndodh kur rrufeja godet aeroplanin?

Në realitet, pilotëve përgjithësisht iu lejohet të pushojnë gjatë fluturimeve të largëta, por edhe kur ka fluturime të shkurta ndodh që pilotët të rraskapiten.

Megjithatë, ekzistojnë rregulla strikte kur pilotëve ju lejohet të flenë dhe kontrolli i trafikut ajror monitoron vazhdimisht fluturimin e aeroplanit.

Modaliteti i autopilotit është një veçori tek aeroplanët modernë dhe pilotët e zbatojnë atë me disa kushte.

Në mënyrë tipike, pas arritjes së një lartësie të caktuar pas ngritjes dhe kur moti është i pastër dhe i sigurt, pilotët aktivizojnë modalitetin autopilot.

Pasi të aktivizohet ky modalitet, pilotët kryesisht monitorojnë lëvizjes e aeroplanit kur autopiloti e merr kontrollin e fluturimit.

Sistemi kompjuterik është përgjegjës për drejtimin e aeroplanit drejt destinacionit të tij, dhe në skenarë të tillë, pilotët mund të bëjnë sy gjumë të shkurtër apo edhe të bien në gjumë të thellë gjatë fluturimeve në distanca të gjata.

Çaktivizimi i autopilotit është i rëndësishëm pak para mbërritjes në aeroportin e caktuar, dhe nëse piloti dështon ta bëjë këtë, aktivizohet një alarm me zë të lartë në kabinë.

Ky alarm është krijuar për ta njoftuar pilotin se aeroplani e ka kaluar destinacionin. Për më tepër, kontrolli i trafikut ajror dërgon paralajmërime të përsëritura. Kur pilotët dëgjojnë zhurmën, ata rimarrin menjëherë kontrollin e aeroplanit. Megjithatë, është thelbësore sepse dhënia e komandave të pasakta në modalitetin autopilot mund ta çojë aeroplanin në rrugë të gabuar dhe të përbëjë rrezik.

Por, edhe në rastin më ekstrem, pilotët tregohen vigjilentë dhe dikush tjetër mund të qëndrojë zgjuar për të evituar çdo problem të mundshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version