Ajo është shpallur si femra më e bukur e vitit 2016.
Bëhet fjalë për një nga aktoret më simpatike në botë, Jennifer Aniston, të cilën revista ‘People’ e ka përzgjedhur si femrën më të bukur të këtij viti.
Kjo është hera e dytë që 47-vjeçares i takoi ky titull i lakmuar nga shumë femra. Për hera të parë ishte zgjedhur në vitin 2004, transmeton Telegrafi.
Vitin e kaluar këtë epitet e kishte mbajtur aktorja Sandra Bullock, ndërsa më 2014 ishte aktorja, Lupita Najong.
Vlen të theksohet se Aniston ishte në një konkurrencë të fortë, pasi që për këtë titull në garë ishte edhe Carrie Underwood, Christina Milian, Reese Witherspoon, Sofia Vergara dhe Selena Gomez, të cilat akoma asnjëherë nuk e kanë këtë titull! /Telegrafi/