Site icon Telegrafi

Jemi më të mençur kur kemi nevojë të urinojmë

Marrja e vendimeve të rëndësishme është më e suksesshme kur e kemi fshikën urinare të plotë

Atëherë jemi shumë më të urtë dhe më të mençur, thonë ekspertët holandezë, transmeton Telegrafi.

Nëse duhet të merrni një vendim të rëndësishëm ose duhet të vendosni për diçka që mund të ndikojë në të ardhmen tuaj, është më mirë që këtë ta bëni kur keni nevojë të urinoni.

Derisa po e kontrollojmë fshikën e kemi më të lehtë të kontrollojmë edhe aftësinë personale për vendimmarrje.

Shkencëtarët pranë Universitetit të Twentes në Holandë kanë analizuar se si ndikon kontrollimi i urinimit në kontrollimin e gjërave të tjera.

Gjatë periudhës së hulumtimit nga pjesëmarrësit në studim është kërkuar që të marrin edhe vendime për gjëra të caktuara.

Rezultatet kanë treguar se ata të cilët e kishin kontrolluar fshikën e plotë urinare, e kishin futur shumë më mirë edhe trurin në funksion. /Telegrafi/

Exit mobile version