Turqia do të kapërcejë shpërthimin e coronavirusit brenda dy deri në tre javë përmes masave të duhura, me sa më pak dëme të jetë e mundur.
Kështu sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan të mërkurën, duke shtuar se ai priste durim, mirëkuptim dhe mbështetje nga turqit gjatë këtij procesi.
“Jemi të gatshëm për çdo skenar”, citohet të ketë thënë Erdogan një fjalimi televiziv përpara kombit.
“Duke ‘thyer’ shpejtësinë e përhapjes së virusit në dy deri në tri javë, ne do ta kalojmë këtë periudhë sa më shpejt të jetë e mundur, me sa më pak dëme të jetë e mundur”, ka thënë më tej presidenti turk.
Ndërkohë, Erdogan ka bërë thirrje që vendet në gjithë botën duhet të ndërmarrin veprime të shpejta për të frenuar pandeminë e coronavirusit.
“Unë i ftoj të gjitha vendet të marrin pjesë në mënyrë të drejtë në luftën kundër kësaj krize globale shëndetësore, derisa i gjithë njerëzimi të marrë frymë nga lirshëm”, tha Erdogan para liderëve të botës në Samitin e Jashtëzakonshëm të G20-tës për virusin, në të cilin ai, si gjithë liderët e tjerë, mori pjesë përmes një lidhjeje me telekonferencë, shkruan Anadoly Agency.
Erdogan ka shtuar se të gjitha vendet duhet të mobilizohen sa më parë, njëjtë sikurse gjatë krizës financiare globale.
Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve të ndajnë përvojat e tyre në lidhje me kontrollin e pandemisë COVID-19 dhe diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes. /Telegrafi/