Telegrafi

“Jemi për titull kampioni” – Emery dhe Martinez njëzëri për objektivin e klubit

Unai Emery dhe Emi Martinez besojnë se Aston Villa është në garën për titull në Ligën Premier pas fitoreve të njëpasnjëshme ndaj Man Cityt dhe Arsenalit.

Ai shtoi se ekipi i tij dominoi ndaj Man Cityt, ndërsa e pranoi që vuajtën për 85 minuta kundër Topçinjve.

Fillimisht ishte trajneri Unai Emery që pas ndeshjes tha se Aston Villa është në garë për titull.

“Jemi në garën për titull. Mund të flas më shumë për këtë. Ne tani mund të jemi të lumtur, të emocionuar dhe të motivuar për ta fituar atë [titullin]”, deklaroi spanjolli.

E njëjta pyetje iu drejtua edhe portierit të Aston Villas, Emiliano Martinez dhe argjentinasi ishte po aq optimist për shanset e skuadrës së tij.

“Po, po, sigurisht [ne jemi në garën për titull]. Kur mundni Man Cityn dhe Arsenalin brenda një jave, një ndeshje i kontrollon ata sikur nuk e kam parë kurrë Man Cityn të kontrollohet, pastaj vuajtëm kundër Arsenalit për 85 minuta dhe arritëm të fitojë përsëri…. Unë besoj, jam besimtar”, deklaroi portieri argjentinas.

Aston Villa është në vendin e tretë me 35 pikë, dy më pak se Liverpooli që është lider. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore