Site icon Telegrafi

“Jemi në një moment të keq” – Xavi shpërthen pas humbjes nga Shakhtar Donetsk

Barcelona ka pësuar një humbje befasuese në udhëtim te Shakhtar Donetsk me rezultat 1-0.

Ka qenë një ndeshje që ka befasuar të gjithë me rezultatin përfundimtar, pasi Barcelona konsiderohej favorit i madh.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se janë në një moment të keq dhe kjo është më shumë çështje mendore.

“Jemi në një moment të keq. Është një çështje mendore. Jemi të bllokuar”, tha Xavi .

Lexo po ashtu Shakhtar Donetsk shkakton befasinë dhe mposht Barcelonën

“E humbëm shumë topin, nuk sulmuam mirë, nuk e mbrojtëm mirë atë qendër anësore dhe gabimet janë të kushtueshme”, tha Xavi.

Xavi e ka cilësuar si një nga ndeshjet më të këqija prej se është ai në krye të Barcelonës.

“Në pjesën e dytë u përmirësuam, ishte e mirë por e pamjaftueshme. Është turp sepse donim të vërtetonim vendin tonë në 1/8 dhe nuk mundi”.

“Nuk e kam problem ta pranoj, duhet të jemi autokritikë dhe të sinqertë, e merituam të humbnim”.

“Kjo është një nga ndeshjet më të këqija që kemi luajtur që kur erdha te Barça dy sezone më parë”, shton Xavi. /Telegrafi/

Exit mobile version