Kosova ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë të këtij muaji në Ligën e Kombeve kundër Lituanisë, që luhet të shtunën në Kaunas.
Pas stërvitjes Lindon Emërllahu ka ndarë përshtypjet e tij pas punës tre ditore në këtë grumbullim.
“Besoj se kanë shkuar shumë mirë këto tri ditë të stërvitjeve. Siç po e shihni angazhimi është maksimal nga të gjithë futbollistët. Jemi një grup shumë i mirë. Kemi disa lojtarë me përvojë, e disa të rinj dhe jemi bërë një miks shumë i mirë. Lojën e kemi analizuar çdo ditë”.
“Shpresoj që në këto dy ndeshje të marrim 6 pikë. Por, së pari vëmendja është tek ndeshja e pare të shtunës kundër Lituanisë”.
“Kundër lituanëve pres një angazhim shumë të mire sikurse ndaj Qipros. Me angazhim të tillë dhe disiplinë besoj se do të marrim tri pikë”, ka thënë Emërllahu. /Telegrafi/