Ronal Komean i ka thurur elozhe Marc-Andre Ter Stegenit pas fitoren së Barcelonës në udhëtim te Elche me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 20-të në La Liga.
Portieri gjerman reagoi shumë shpejtë, duke ndalur një aksion të Emiliano Rigonit, që ishte përballë tij.
Ter Stegen e mori topin nga argjentinasi dhe më pas e shqelmoi, duke shpëtuar skuadrën e tij kur rezultati ishte 1-0.
“Jam shumë i lumtur që e fituam ndeshjes”, ka thënë Koeman pas ndeshjes. “Ne kemi pasur shumë ndeshje në këto ditë dhe po tentojmë të mbajë fokusin”.
“Ne ishim skuadër më e mirë. Ishim të durueshëm. Kemi fituar posedimin, Ishte një ndeshje e vështirë, pasi skuadra kundërshtare luante mbrapa, por bëmë presion të lartë”.
“Por, këto merita janë më shumë edhe të Ter Stegen, që nuk lejoi të befasohej dhe jemi me fat që e kemi një portier të tillë, pasi kundërshtarët do e kishin barazuar rezultatin”, ka shtuar më tej trajneri holandez. /Telegrafi/