Site icon Telegrafi

“Jemi duke bërë gjithçka që mundemi” – Arteta shpreson që Aubameyang të rikthehet për përballjen me Manchester Unitedin

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta ka deklaruar se klubi po bën gjithçka që është në fuqinë e tyre për të pasur Pierre-Emerick Aubameyang në dispozicion për tu përballur me Manchester Unitedin në fundjavë.

Auba ka qenë i zhdukur në dy ndeshjet e fundit dhe konfirmoi të mërkurën se nëna e tij ishte në gjendje të keqe shëndetësore, duke falënderuar tifozët dhe shokët e ekipit për mbështetjen e tyre gjatë kësaj sprove për familjen e tij.

Reprezentuesi i Gabonit do të duhet të bëjë një test negativ të Covid-19 para se të mund të kthehet në aksion, pasi ka lënë karantinën e Arsenalit, ndërsa Arteta është gjithashtu i kujdesshëm për të mos nxituar kapitenin e tij nëse nuk është në gjendjen e duhur mendore për të udhëhequr skuadrën.

Lexo po ashtu Superkompjuteri zbulon formacionin më të dobët të sezonit në Ligën Premier - shumë yje pjesë e tij

“Unë fola me të dje. Gjërat po duken më mirë për momentin, por ne do të duhet të presim dhe të shohim. Ai është kapiteni ynë dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi që ta kemi përsëri në ekip sa më shpejt që të jetë e mundur – por duke kuptuar se ai ka kaluar ditë të vështira, se ai duhej të mbante familjen e tij dhe ne ishim këtu për ta mbështetur atë gjithashtu me kohën që ai e nevojshme për të marrë atë mbështetje”.

Arteta tutje u pyet edhe në lidhje nëse Aubameyang do t’i duhet të vetë-izolohet pas rikthimit, ndërsa shtoi se nuk e di si çfarë do të ndodh.

“Nuk e di nëse do të ndodhë kjo. Ai duhej të mbante familjen e tij dhe duhej të ishte me ta”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/

Exit mobile version