Nga: Robert Aliaj
“Prrr, prrr”…
Ky është sinjali i bariut kur thërret delet.
Sa herë e keni dëgjuar? Sa herë bariu ju thërret për të dalë në protestë?
Sepse në Shqipërinë tonë heroike protestat bëhen vetëm kur ju duhet kryetarëve të partive politike.
Asgjë tjetër nuk i nxjerr më shqiptarët në protestë?
Jemi dembelë?? Të vetmuar? Menefregistë? Egoistë? Të paqytetëruar? Të manipuluar? Të paditur apo…. dele?
Një gjë jua them me siguri… nuk jemi evropianë!