Deri kur ishte 17 vjeçare, ëndrra e Jem Wolfiet ishte basketbolli, ndërsa Stephen Curry ishte idhulli i saj.
Mirëpo, një lëndim e penalizoi dhe mjekët i thanë se nuk do të mund të luante kurrë si basketbolliste profesioniste.
Sot, kur kanë kaluar tetë vjet nga përfundimi i ëndrrës së saj, Jem ka gjetur një tjetër pasion, atë të modelingut.
25-vjeçarja australiane numëron afro 700 mijë ndjekës në Instagram dhe ka marrë oferta të majme për t’u bërë pjesë e fushatave promocionale të ndryshme në vendin e saj.
Jem angazhohet dhe si trajnere profesionale, ndërsa merret me biznes ushqimi.
Edhe nëna e saj është e apasionuar pas fitnesit dhe ka qenë personi që e ka mbështetur për ta ndjekur këtë rrugë.
Ushtrimet e fitnesit i nisi nga mosha 17 vjeçare, kur e lëndoi gjurin dhe u detyrua të tërhiqej nga basketbolli. /TCH/Telegrafi/