Telegrafi

Jelly Bean në 40 për qind të pajisjeve Android

Jelly Bean tani është në 40.5 për qind të të gjitha pajisjeve aktive Android, thuhet sipas faqes zyrtare të Google Android, e cila i ka publikuar numrat për muajin korrik. Kjo rritje krahasohet me 37.9 për qind sa ishte në muajin qershor.

Versioni më i vjetër Gingerbread, i cili ka ruajtur me kokëfortësi pjesën e madhe të përdorimit që nga lansimi në dhjetor të vitit 2010, ka rënë në 33.1 për qind, nga 34.1 për qind sa kishte në muajin qershor 2013.

Sipas Phandroid, këto përqindje nuk përfaqësojnë gjithë sistemin operativ Android, veçanërisht në tregjet si Kina ku versionet e vjetra të Android janë ende shumë të përdorura.

Së fundmi, edhe telefoni më i ri në Android, Motorola Moto X nuk bazohet në versionin më të ri të Android, pasi që pajisja bazohet në versionin 4.2.2. / Telegrafi /