Telegrafi

Jelly Bean, dominant në Android

Sipas Android Developers Dashboards, 37.9% e përdoruesve telefonat e tyre të mençur i kanë të bazuar në Android 4.1 dhe 4.2, ndërsa Gingerbread (2.3) është në vendin e dytë me 34.1%. Ice Cream Sandëich (4.0) zë vendin e tretë me 23.3%.

Ndërsa versionet më pak të famshme të Android kanë mbetur, Android Honeycomb (3.2) me 0.1%, ndërsa Eclair (2.1) dhe Froyo (2.2) mbajnë 1.4% dhe 3.1%, respektivisht. Donut (1.6), versioni më i hershëm i Android ka vetëm 0.1% të shpërndarjes së sistemit operativ.

Gingerbread është dëshmuar si versioni më afatgjatë i platformës. Muajin e kaluar, Dashboard Report kishte publikuar se 2.3 ishte present në 36.5% — shumicën e pajisjeve Android.në atë kohë, , Jelly Bean kishte 33%.

Këto statistika konfirmojnë se Android mbetet shumë i fragmentuar, në krahasim me Apple, i cili është një ekosistem i mbyllur. / Telegrafi /